Google ADS

Chelsea i rikthehet negociatave me Luis Enriquen

11:54 | 2 Qershor 2018
Arbresh Info

Chelsea është rikthyer në tavolinën e negociatave me trajnerin Luis Enrique.

Gazeta katalunase ‘Sport’ raporton që Chelsea është duke bërë një përpjekje të re për të siguruar një marrëveshje me ish trajnerin e Barcelonës, transmeton portali arbresh.info.Enrique në të kaluarën nuk ka dashur të zëvendësoj italianin Antoine Conte në Chelsea, por tani ekziston një dëshirë nga australiani për të pranuar atë që i kanë afruar “Blutë”.

Chelsea ka zhvilluar një raund bisedimesh me Enriquen në fillim të kësaj jave, ndërsa takimet e tjera pritet të zhvillohen brenda ditëve të ardhshme.

Një kontratë tri vjeçare do t’i dhurohet Enriques në rast se pranon detyrën në Stamford Bridge./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme