Enver Hoxhaj, zëvendëskryeministër, njëherësh ish-ministër i Punëve të Jashtme, ka thënë për “Zërin” se anëtarësimi në INTERPOL ka qenë dhe mbetet një prej prioriteteve kryesore sa i përket anëtarësimit në organizata ndërkombëtare, së bashku me Këshillin e Evropës, shkruan sot Gazeta “Zëri”.
Andaj, ai është shprehur i bindur se përgjatë këtij viti Kosova do të bëhet pjesë e policisë ndërkombëtare. “Që nga fillimi, i gjithë procesi i aplikimit në INTERPOL ka qenë i koordinuar me shtetet mike dhe mbështetëse të Kosovës. Ne tashmë kemi qe një kohë grupin punues, i cili është angazhuar në përgatitjen sa më të mirë të aplikimit tonë në INTERPOL. Nga komunikimi me vendet mike dhe nga misionet diplomatike tonat jemi optimistë që në fund të këtij viti ne do të bëhemi anëtarë të INTERPOL-it. Është jashtëzakonisht e rëndësishme që Kosova të bëhet pjesë e INTERPOL-it, jo vetëm për sigurinë në vendin tonë, por edhe për paqen e stabilitetin në të gjithë Ballkanin”, ka deklaruar ai për “Zërin”.
Sipas Hoxhajt, Kosova tashmë ka marrë konfirmimin nga shumë vende që do ta mbështesin në aplikimin për në INTERPOL. “Përveç shteteve që kanë konfirmuar votën, ne kemi edhe shtetet mbështetëse të cilat janë duke na ndihmuar edhe në komunikim me shtetet tjera. Andaj, jam i bindur që do t’i kemi votat e nevojshme. Qeveria është duke bërë punën e vet në këtë drejtim dhe do t’i bëjmë të gjitha përgatitjet në mënyrë që ta përmbyllim këtë proces”, ka theksuar ish-shefi i diplomacisë kosovare
Andaj siç Hoxhaj është shprehur, anëtarësimi në mekanizmin policor ndërkombëtar është i pandalshëm. “Të gjitha institucionet e Kosovës janë duke u angazhuar maksimalisht që ne në këtë vit të jemi pjesë e INTERPOL-it. Anëtarësimi i Kosovës në INTERPOL është i pandalshëm”, ka nënvizuar ai./zëri/
Burimi i përlotur lë shtëpinë, momenti që preku të gjithë
Sulmi në Ibër Lepenc, LDK: Të papranueshme këto akte terrori...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, ambasadori britanik: Të hetohet s...
Ushtarët amerikanë me armë të gjata te vendi i shpërthimit n...
Hoxha: Për shkak të dy shpërthimeve në veri, kemi shtuar mas...
Bedri Hamza shkon në Zubin Potok, dënon aktin nga vendi i ng...