Një përplasje me armë ka ndodhur jashtë ambienteve të një lokali në orët e para të mëngjesit të sotëm në Sarandë.
Burimet zyrtare bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur në lagjen ”Nr.1”, jashtë ambienteve të një lokali është plagosur në shpatull me armë zjarri, shtetasi A.R., 31 vjeç, banues në Konispol.
Fatmirësisht ai është jashtë rrezikut për jetën.
Në cilësinë e provës materiale është sekuestrua 1 predhë fisheku pistolete dhe 1 automjet BMW i cili dyshohet se mund të jetë i autorit.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e kapjen e autorit./Gazeta Express
Aksident masiv në dalje të tunelit Elbasan-Tiranë, përplasen...
Tërmeti i fortë godet Turqinë, sa ishte magnituda
Hajnat vjedhin para dhe stoli ari në një shtëpi në Zveqan
Policia gjen drogë brenda burgut të Dubravës
Të shtëna me armë zjarri në Malishevë, policia arreston tetë...
Zhduket një vajzë në Prizren