OBRM-PDUKM-ja u bën thirrje simpatizuesve të partisë që të dalin sot në protesta që e paralajmëruan tashmë një muaj më parë për të alarmuar mbi veprimet e Qeverisë Zaev.
Nga kjo parti thonë se për një vit qeverisje, kjo garniturë ka më shumë dështime se sa arritje, prandaj kërkojnë mobilizim maksimal të anëtarësisë dhe qytetarëve që kundërshtojnë politikat e kryeministrit Zoran Zaev.
“LSDM-ja për një vit e ka kthyer prapa Maqedoninë në çdo aspekt. Një vit ekonomia ka stagnuar, pa asnjë rritje, një vit shteti është robëruar, gjykatësit punojnë me urdhëra, ndërsa institucionet keqpërdoren nga pushteti. OBRM-PDUKM fton të gjithë qytetarët më 2 qershor në orën 20:00 para qeverisë në protesta kundër krimit dhe korrupsionit”, thuhet në njoftimin e kësaj partie.
Moti i keq dhe përmbytjet në SHBA, të paktën 8 viktima në Ke...
Çfarë do të thotë nëse çdo natë ju del gjumi në këtë orë?
Deputetja britanike uron 17-vjetorin e Pavarësisë: Kosova, n...
Artmotion: Gjuha e komentatorit Lokaj ka qenë krejt e pavend...
Zhduket gjuha shqipe nga tabelat në autostradën Shkup-Tetovë...
Maignan pranë rinovimit me Milanin