Ka faktorë të ndryshëm që shkaktojnë yndyrë të tepërt në flokë si p.sh kequshqyerja, mosbalanca hormonale ose shqetësimet në tretje dhe ato nervore.
Mirëpo lajmi i mirë është se ka disa mënyra efikase për të redukutar yndyrën në flokë.
Zgjidhni shampo transparente
Shampoja transparente e pastron më mirë yndyrën dhe nuk lë mbetje.
Masazhoni skalpin
Është diçka që duhet bërë gjithmonë gjatë larjes së flokëve për të stimuluar qarkullimin dhe për të larguar qelizat e vdekura.
Aplikoni balsamin si duhet
Zgjidhni një balsam që të mos përmbajë vajra dhe aplikojeni në majat e lagura dhe asnjëherë në rrënjë.
Mos e teproni shumë me krehjen
Kush ka flokë të yndyrshëm nuk duhet ta ekzagjerojë me krehërin. T’i krehësh flokët do të thotë që yndyrën e rrënjëve ta çosh drejt majave.
Kërkojini parukierit një prerje që i jep volum flokëve
Luftoni trishtimin e flokëve të drejtë e të hollë duke i kërkuar parukierit një prerje me shkallëzim. Mos i mbani flokët shumë të gjatë dhe në të njëjtën gjatësi.
Thajini flokët në anë të kundërt
Hidhini flokët gjithmonë para kur t’i thani dhe përdorni një krehër për t’i krehur pak rrënjët në anë të kundërt.
Përdorni birrë
Për flokët të yndyrshëm këshillohet birrë e freskët. Aplikojeni në flokë dhe më pas lajini si zakonisht.
Limon
Shtrydhni dy limonë në një litër ujë të pastër, mundësisht të distiluar. Është një mrekulli për të shpëlarë mbetjet e yndyrës nga floku.
Shpëlarje me uthull molle
Provoni të përdorni si shpëlarës një lugë gjelle uthull molle të tretur në gjysmë litri ujë. Ky solucion vepron si tonik për skalpin dhe largon mbetjet e shampos të cilat mund t’i bëjnë flokët e yndyrshëm të duken akoma më keq./Shije.al
Futbollistët “Dardan” që lanë gjurmë në ekipet e tyre muajin...
Institucionet e Kosovës të mbyllura për shtetasen e Taxhikis...
Hyseni thirrje opozitës: Lërini inatet, votoni bartjen e mje...
Ambasadori britanik në terren me policinë, testojnë dronët e...
Spiunohen politikanët amerikanë/ Pekini tentoi të ndërhynte ...
Këto janë 4 komunat që prijnë me transparencën buxhetore