Të rinjtë thyejnë rekord, qëndrojnë mbi litar për 3 ditë

00:53 | 2 Qershor 2018
Trina Galanxhi

Një grup me të rinj kanë marrë pjesë në maratonën ku duhet të qëndrojnë 100 metra në lartësi vetëm mbi një litar.

Fotografitë e pabesueshme tregojnë lartësitë ku ata kanë ecur gjatë tri ditëve në ajër, duke mbuluar 13.1 milje midis dy blloqeve të kullës në Zvicër.

Samuel Volery dhe Joshua Leuopolz qëndruan mbi litarë, së bashku me miqtë e tyre për të konkurruar për rekorde të reja botërore.

Samuel Volery theu dy rekorde, pasi që eci 21,200 metra gjatë tri ditëve dhe në një ditë ai eci 8,000 metra mbrapa.

Ai tha: “Ne secili ecëm 8000 metra në një ditë, ndërsa jashtë ishin temperaturat të larta dhe dielli na pengonte përqendrimin.”

Të gjithë arritën të thyejnë rekordin duke ecur 80 herë nga njëra ndërtesë në tjetrën.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme