Leonardo Bonucci beson se Italia “ka talenta që janë duke ardhur dhe mund të bëhet vetëm më e fortë”.
“Azzurrët” janë mposhtur me rezultat 3 me 1 nga Franca në miqësoren e kësaj mbrëmje (e premte) me një skuadër eksperimentale ku ishin të përfshirë tre lojtarë debutues në formacion, transmeton portali arbresh.info.
“Duhet të mësojë gjithsesi nga gabimet tona pasi ne jemi mbajtur mirë, por me pak më shumë përkushtim dhe fokus, ne mund të kishim luajtur më mirë”, ka thënë Bonucci pas ndeshjes.
Kapiteni shënoi golin e vetëm për italianët duke shfrytëzuar mirë topin e rikthyer nga Hugo Lloris pas gjuajtjes së lirë të ekzekutuar nga Mario Balotelli.
“Ne tashmë kishim rënë dakord për gjuajtjen e lirë që Pellegrini nuk ishte paraparë të gjuante të dytën, por më pas ne u organizuam që unë të mbuloj pamjen e portierit deri në sekondën e fundit dhe më pas të tërhiqem”
“Kjo kombëtare ka talenta që po vijnë dhe ne mund të bëhemi vetëm më të fortë. Franca ka entuziazëm dhe të rinj, por gjithashtu lojtarë me shumë eksperiencë në top klube që garojnë për trofe madhështor. Unë mendoj se ata janë favorit për këtë Kampionat Botëror”
Në tri ndeshjet e fundit mes kombëtareve, Franca nuk njeh për humbje kundër Italisë./arbresh.info/
Përkeqësimi i motit sjell probleme me energjinë dhe rrugë të...
“Mbaje përgjegjësinë”, Sara e rreptë me Drilonin – por pse?
Dardan Berisha: Kosova ndaj Irlandës do ta tregojë fytyrën e...
Njëmbëdhjetë persona të vrarë nga sulmet e Izraelit në Bejru...
Ushtarët e KFOR-it kryejnë patrullime në qytetin e Istogut
Veliaj inspekton terminalin veri-perëndimor: Investim i ri q...