Nëse ke imagjinuar disa mënyra për ta mbajtur të ndezur jetën poshtë çarçafëve, nuk je vetëm. Fantazitë seksuale janë shumë të zakonshme dhe mund të përfshijnë një sërë aktivitetesh të ndryshme.
Nëse po vrapon drejt partnerit dhe do të eksplorosh gjëra të reja, do të jetë një takim seksual që, me siguri, do ta mbash mend gjatë (madje dhe do të kërkosh ta bësh përsëri.)
Disa ekspertë të seksit dhe marrëdhënieve në çift, në një analizë të fundit me çiftet, kanë listuar disa fakte të cilat të bëjnë të kuptosh se fantazitë në shtrat i ke normale.
Roli i dominuesit dhe i të nënshtruarit
Dr. Piper Grant, psikolog klinik, terapist i seksit dhe themelues i Numi Psychology, thotë se është e zakonshme të provoni fantazitë e çdo roli që luani edhe në jetën normale. Nëse je dominues apo nëse je i nënshtruar në jetë, të jesh kështu edhe në shtrat është normale.
Fantazia e dominuesit: Për dikë që mund të jetë mësuar të ketë “pushtet”, ose të ketë gjithçka nën kontroll, për partnerin tjetër mund të jetë eksituese.
Seksi në vende publike
“Kjo është e zakonshme për burrat dhe gratë, qofshin një vend publike ose diku që ata e konsiderojnë tabu”, thotë Grant. “Rreziku” i seksit është kudo në botë.
Skallavëria
Prangosja është seksi, këtë e dinë të gjithë, kështu edhe nëse fantazia të çon te “skllavëria”, një fantazi tipike seksuale e burrave, por edhe e grave, është krejt normale.
Seks treshe
Sigurisht, kjo nuk duhet të vijë si surprizë, por një marrëdhënie treshe, madje edhe seks me katër njerëz, është joshëse, thonë ekspertët.
Çokollatë, akull, para
Janë “aksesorë” që ndihmojnë fantazinë dhe e çojnë raportin intim në një nivel tjetër. Lyerja e trupit me çokollatë, kubat e akullit, apo edhe mbulimi i shtratit me para nuk janë më fantazi të çmendura.
Maskat
Po ashtu, nxitin fantazinë dhe rritin vëmendjen e shqisave. Meshkujve u pëlqen t’u mbyllin sytë partnereve të tyre. U duken më joshëse edhe sepse nuk i ‘njohin’.
Refuzohet kërkesa e Shalës për mosparaqitje ose shtyrje të s...
Reshjet e borës, zv.ministri Hyseni: Ekipet e mirëmbajtjes s...
Koreja e Jugut: Rusia furnizoi me sisteme të mbrojtjes Koren...
“Euro Natur”, shqetësimin se zona Vjosë- Nartë kërcënohet ng...
Ruben Amorim tregon mesazhin që i dha Mourinho pasi mori dre...
Zelensky: Po punojmë në zhvillimin e sistemeve të reja të mb...