Google ADS

Gaza, forcat izraelite qëllojnë infermieren palestineze

22:24 | 1 Qershor 2018
Trina Galanxhi

Një infermiere palestineze është vrarë gjatë ditës së sotme nga forcat izraelite brenda Rripit të Gazës.

Razan al-Najjar, 21 vjeç, ka punuar si ndihmës mjeke dhe është fotografuar duke dhënë ndihmën e parë në shumë raste, ku u vinte në ndihmë palestinezëve të plagosur nga forcat izraelite, transmeton portali arbresh.info

Vrasja e Najjar u zhvillua në lindje të Khan Younis gjatë protestave të së premtes ndërsa palestinezët vazhduan të marshonin me iniciativën e Madhe të Marshit të Kthimit.

Tensionet në Rripin e Gazës janë përshkallëzuar dhe konsiderohet si një ndër situatat më të këqija që nga lufta e vitit 2014.

Deri me tani 121 palestineze janë vrarë nga forcat izralite./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme