Google ADS

Trump thotë se “nuk i ka pëlqyer” takimi mes Koresë Veriore dhe Rusisë

22:10 | 1 Qershor 2018
Trina Galanxhi

Presidenti amerikan, Donald Trump ka deklaruar se nuk i ka pëlqyer takimi mes Ministrit të Jashtëm rus, Sergei Lavror dhe liderit të Koresë Veriore, Kim Jong-un.

Trump e ka bërë këtë deklaratë gjatë takimit me liderët e Koresë Veriore në Shtëpinë e Bardhë, transmeton portali arbresh.info

Gjatë takimit me ministrin rus, Kim Jong-un sërish riafirmoi angazhimin e Phenianit për një shkatërrimin armëve bërthamore në Gadishullin Korean.

Nga ana tjetër Lavrov tha Rusia është e gatshme të mbështesë çdo “marrëveshje konkrete” që mund të rezultojë nga bisedimet e paqes të Koresë, nëse ata do të merrnin parasysh interesat e të gjitha partive përkatëse, duke përfshirë vetë Korenë e Veriut. Ai gjithashtu kaloi një “letër personale” nga Presidenti rus Valdimir Putin te kreu i Koresë së Veriut.

Trump ka konfirmuar edhe njëherë se takimi me Koresë Veriore dhe SHBA-ve do të mbahet me 12 qershor./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme