Ka filluar të premten asfaltimi edhe i rrugëve nëpër lagjet e Suhadollit, në një gjatësi prej mbi dy kilometra. Projekti për asfaltimin e këtyre rrugëve dhe ndërtimin e kanalizimit fekale dhe atij atmosferik nëpër këto rrugë, ka kushtuar rreth 300.000 euro.
Asfaltimin e rrugëve e ka përcjell drejtori i Drejtorisë për Shërbime Publike dhe Infrastrukturë, Naser Muja. Ai ka thënë se me shtruarjen e këtyre rrugëve, në Suhadoll pothuaj se është kompletuar infrastruktura rrugore.
“Kanë mbetur pa u dnërtua edhe disa metra kanalizim në nj algje. Po, megjithëkëtë Suhadolli, si një paralagje e madhe e qytetit përtej Ibrit, tani është bërë më i bukur se kurrë më parë dhe banorët i kanë të gjitha kushtet për të jetuar këtu pa probleme infrastrukturore”, ka thënë ndër të tjera drejtori Muja.
Edhe banorët e lagjeve në të cilat po asfaltoheshin rrugët u shprehën të jenë të kënur me punë që po bëhet aty për rregullimin e infrastrukturës.
“Tani Suhadolli nuk ndryshon asgjë nga qyteti. Madje është edhe më i bukur pasi që pozitën e ka të tillë, ndërsa që liqeni artificial i ndërtuar këtu si një atraksion i vërtetë që në Kosovë nuk ka, po sjell për çdo ditë qytetarët nga të gjitha viset e vendit, por edhe nga jashtë. Komuna e
Mitrovicës në krye me Agim Bahtirin, ka punuar shumë që Suhadolli të duket i këtillë dhe ne e falënderojmë”, ka thënë Murati, një banor i Suhadollit.
Veliaj inspekton terminalin veri-perëndimor: Investim i ri q...
“Është një ushtar, robot, kompjuter”, Conte me fjalë të mëdh...
Kryetari i LDK-së shpalos portretin e Xhemail Mustafës në pë...
Maqedonci dhe Jashari, po marrin pjesë në Forumin Ndërkombët...
Shefi i NATO-s takohet me Trumpin në Florida
Grenell pritet të emërohet i dërguar special për konfliktin ...