Largimi i Zidanes ndërprenë planin e Gareth Bales për largim

20:54 | 1 Qershor 2018
Arbresh Info

Gareth Bale ishte heroi i finales së Ligës së Kampionëve në fitoren kundër Liverpoolit, por sulmuesi ka lënë të kuptohet se ndoshta do të largohet nga Real Madridi pas fitores 3 me 1.

Gjatë deklaratës së tij pas ndeshjes, ai foli për nevojën për të luajtur rregullisht dhe tha se do të ulet për të diskutuar këtë gjë me agjentin e tij, transmeton portali arbresh.info. Por, e gjithë kjo ka ndodhur para se Zinedine Zidane të njoftoj për largimin e tij.Në rast se trajneri francez do të qëndronte, uellsiani mund të priste kohë të ngjashme në fushë edhe sezonin e ardhshëm, por me ndryshimin e trajnerit, ai mund të fitoj më shumë minuta dhe ai tani mund të vendos për qëndrim te klubi në kryeqytetin spanjoll.

Ai është i lumtur për vendin se ku është, por problemi i vetëm ka qenë mungesa e paraqitjes së tij në fushë nën udhëheqjen e Zidanes, me të cilin nuk ka qenë asnjëherë i afërt.

Fakti që Bale ishte lojtari i vetëm i skuadrës që nuk i dërgoi mesazh lamtumirës trajnerit në rrjete sociale sugjeron që raporti mes tyre nuk ka qenë aspak i mirë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme