Banorët e Kamzës kanë protestuar disa herë për ndotjen e lartë që shkakton fabrika pranë shtëpive të tyre.
“Jemi për çdo natë në rrugë, duke na mbytur me zhurmë. Zhurmë dhe helme. Nuk mund të rrish dot këtu. Pronari që ka Everest ka edhe këtë fabrikën. Andej bën aluminin, këtu bën shkrirjen dhe e sëmuremi. I bëjmë thirrje Kryeministri dhe Presidentit, duam mbrojtje”, thonë banorët.
Ata kanë bërë takim edhe më përfaqësuesit e kompanisë, por nuk kanë marrë asnjë përgjigje që t’i kënaqë.
“Është një pronar që vjen na bën presion, vjen na bën gangsterin këtu. Ne po na merr frymën ai bën gangsterin. Jemi të vdekur këtu. Të gjithë këtu, o të ikë ai, o të ikim ne. Policia thotë se nuk ka se çfarë të bëjë, ndërsa ne na fut në burg për dritat. Këtë, që lëshon helmin e na myt fëmijët…Kemi bërë ankesa të shumta, në polici, prokurori, bashki, Ministria e Mjedisit dhe askush nuk po na jep zgjidhje”, thonë ata.
Banorët janë të shqetësuar se gjatë natës ka shkarkime të mëdha të gazrave në ajër, aq sa nuk hapin dot as dritaret.
“Gjatë natës ky heq filtrat dhe bëhet tym i zi këtu. Rruga do të bllokohet, ose do të ikë ky, ose do të ikim ne. Lëshon një zhurmë të madhe”, shtojnë ata./Top Channel
Muja: Opozita bën propagandë ndaj Qeverisë Kurti për kontrat...
Netanyahu i kërkon kabinetit të tij ta pranojë marrëveshjen ...
Abdixhiku falënderon qytetarët për mbështetjen: Prezenca jua...
Atletico bindëse pas pjesës së parë, Milani në baraspeshë
Sinani i bashkohet thirrjes së Kamberit për vendosjen e flam...
Shpërndahen me gaz lotsjellës dhe ujë protestuesit te sheshi...