Google ADS

Publikohen për herë të parë imazhet e rezidencës së Kim Jong-ut

19:54 | 1 Qershor 2018
A. B.

Pallati i Kim Jong-un për herë të parë është zbuluar për publikun, dhe në një fotogaleri të publikuar së fundmi tregohet jeta luksoze e liderit të Koresë së Veriut.

Fotografitë e shkrepura në një lokacion të panjohur afër kryeqytetit të Koresë së Veriut, Pyongyang, shfaq rezidencën moderne të kompletuar me pishina, kopshte lulesh dhe enterier dhe eksterier interesant, transmeton Telegrafi.

Autori i imazheve është gazetari rus Valery Sharifulin, i cili pati “nderin” të jetë në këtë rezidencë për të cilën gjithmonë kanë folur, por kurrë nuk kanë pasur rastin ta shohin.

Edhe pse Kim Jong-un ka disa vila, është vërtetë vështirë të fotografohen apo t’ju afrohet dikush, për faktin se masat e sigurisë janë aq të rrepta sa që askush nuk lejohet të kaloj në një rreze prej më shumë se pesë kilometra.

Sipas ish-truprojës së liderit verikorean, Lee Young-kuk, Kim Jong-un ka në pronësi të paktën tetë vila luksoze në periferi të kryeqytetit, por që lokacionin e saktë të tyre e dinë vetëm njerëzit e besueshëm të tij.

Sidoqoftë, Gadishulli korean kohëve të fundit ka bërë progres sa i përket aspektit të sigurisë, dhe e gjitha kjo ka ndodhur pas takimi mes liderëve të dy koreve.

Si rezultat i këtij takimi edhe presidenti amerikan Donald Trump kishte planifikuar të zhvillojë një takim me Kim Jong-un në Singapor më 12 qershor.

Megjithatë, ky takim javën e kaluar është anuluar nga Shtëpia e Bardhë, edhe pse vazhdon të ketë indikacione se mund të riaranzhohet një takim tjetër.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme