Google ADS

Challandes: E dua Kosovën, dua të kthehem në Prishtinë për të luajtur

19:43 | 1 Qershor 2018
Arbresh Info

Trajneri i Kosovës, Bernard Challandes ka folur për skuadrën e tij dhe formën e ngritur.

Ai në intervistën e dhënë për Supersport u shpreh i kënaqur me atë që shfaqi skuadra që ai drejton, si në stërvitje ashtu edhe në ndeshjen vëllazërore me Shqipërinë.

Challanes do të kishte dashur që të zhvillohej edhe një miqësorja e dytë ndaj Iranit që u anulua.

Si shkoi ky grumbullim dhe a jeni i kënaqur me atë që arritët?

Ka qenë një vend shumë i mirë për t’u stërvitur. Në fillim e menduam të vështirë, sepse mungonin disa lojtarë. Më pas pashë një ekip të fortë dhe pata mundësi të punoja në planin taktik dhe teknik. Për mua është me rëndësi aspekti taktik, puna që kemi bërë si në mbrojtje ashtu edhe në sulm.

Si ishte ndeshja më Shqipërinë?

Kundërshtari ka qenë i ndryshëm.

Si e vlerëson grupin e Kosovës?

Kur e mora Kosovën, e dija që kishte dy lojtarë shumë të mirë. Duhet të ndryshohet mentaliteti i lojtarëve dhe duhet të pranojnë urdhrat e trajnerit. Lojtarët e kanë kuptuar që duhet të luhet për ekipin dhe jo për veten. Ia kemi arritur qëllimit. Kemi punuar me mbrojtjen dhe sulmin. Puna do të vazhdojë në të gjithë aspektet.

Sa iu ka prishur puna moszhvillimi i miqësores së dytë me Iranin?

Shumica e lojtarëve kanë luajtur, por ata që s’kanë luajtur i ka ndihmuar stërvitja. Mirë do të ishte të luanin me Iranin, por, për shkak të kushteve, nuk ishte e mundur. Për çdo pozicion kam të gatshëm nga dy lojtarë. Duhet të punojmë shumë. Duhet të përgatitemi mirë.

Sa është rritur cilësisht Kosova që nga pranimi në FIFA?

Prej dy vitesh Kosova luan në ndeshje kualifikuese. Me dy ndeshje nuk mund të themi që jemi kampion bote. Si trajner, nuk i shfaq asnjëherë objektivat, por duhet të punojmë që të përmbushin synimet. Objektivi im është të luajmë në sulm, mbrojtje dhe mesfushë, pra te jemi skuadër kompakte.

Ka lojtarë nga Superliga e Kosovës që mund të luajnë në përfaqësuese?

Kam qenë në Kosovë, kam parë disa ndeshje. Dera është e hapur për të gjithë. Nëse ka lojtarë që mund të luajnë në përfaqësuese, sigurisht që do t’i afrojë.

Si ndiheni tani, që keni zhvilluar disa ndeshje miqësore dhe e njihni skuadrën?

E dua Kosovën, tani fillojnë kualifikueset. Kam dëshirë të luajmë në Prishtinë. Dua shumë tifozë që të na ndihmojnë për të fituar.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme