Gareth Bale ishte lojtari i vetëm i skuadrës së Real Madridit që nuk i dërgoi mesazh lamtumirës Zinedine Zidanes pas dorëheqjes së tij si trajner.
Kapiteni i Madridit, Sergio Ramos e përshëndeti dje Zidanen, i cili njoftoi se do të largohet nga pozita e tij vetëm pesë ditë pas triumfit historik duke fituar tri herë radhazi Ligën e Kampionëve, transmeton portali arbresh.info.E gjithë pjesa tjetër e skuadrës së plotë të Real Madridi ndjeku kapitenin e klubit duke postuar mesazhe emocionuese në llogaritë e tyre në rrjete sociale, por Bale rezistoi t’i bashkohet atyre.
Sulmuesi uellsian nuk e mbajti sekret se ishte i pakënaqur me rolin e tij nën udhëheqjen e Zidanes në Madrid dhe është përcaktuar që të takohet me reprezentuesit e tij në klub këtë muaj për të sqaruar pozitën e tij pas interesimit nga Manchester United.
Megjithatë, situata personale e Bales tani mund të përmirësohet nën udhëheqjen e trajnerit të ri pasi Zidane më nuk është te bankina./arbresh.info/
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...
Kruajtja nën sqetull – shenjë paralajmëruese e kancerit ose ...
10 orë ulur dëmtojnë zemrën edhe nëse merreni me aktivitete ...