Kryetari i Mitrovicës së Jugut, Agim Bahtiri, ka komentuar supozimet për ndryshimin e kufinjve administrativë mes Kosovës dhe Serbisë.
“Thirrjet për të ndryshuar kufirin mes Serbisë dhe Kosovës ose për ta marrë veriun është thirrje për luftë, jo luftë mes shqiptarëve dhe serbëve por luftë ballkanike”.
“Këtë e di shumë mirë dhe jam shumë i bindur se Bashkësia Ndërkombëtare nuk do të lëshojë pe për arsye se bëhet një problem shumë më i madh se sa dikush mendon”.
“Ka shumë shtete të Ballkanit që kanë probleme me kufinjtë apo me qytetarët e shteteve të tjera që duan bashkim”.
Bahtiri në Info Magazine të Klan Kosovës është shprehur i bindur se një supozim i tillë nuk do të ndodhë, pasi sipas tij, këtë nuk do ta lejojë as Bashkësia Ndërkombëtare.
“Një gjë e tillë nuk do të ndodhë sepse direkt është thirrje për luftë – me u ‘kall’ gjithë Ballkani”.
“Mendoj se Bashkësia Ndërkombëtare duhet të jetë e përqëndruar dhe e fuqishme, siç e di se është, në këtë pikë. Mendoj se kufiri do të jetë aty ku duhet dhe normalizimi i marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë duhet të bëhet sa më shpejt që është e mundur”.
I pari i Mitrovicës së Jugut nga studio e Info Magazinës në Klan Kosova ka ftuar për debat kryetarin e anës tjetër të qytetit të Mitrovicës, Goran Rakiq.
“Unë jam i gatshëm 24 orë, kudo që ai dëshiron, edhe në Beograd dhe kudo që do ai. Sot e ftoj, ta lërë vendtakimin ku do ai, edhe në Beograd jam i gatshëm që të shkojë dhe nuk e kam asnjë problem”.
“Do ta them atë që mendoj se është e mirë për të gjithë qytetarët. Jam njeri që vi nga fusha e biznesit dhe një njeri i biznesit nuk njeh nacionalitet, racë, kufi e aq më pak barrikadë”.
“Nuk mundet një post politik të më ndryshojë krejt qenien time, jam njeri i të gjithëve për të mirën e të gjithëve”.
Ai ka thënë se ka pasë takime me qytetarët serbë dhe shqiptarë bashkë edhe me kryetarin e pjesës veriore të Mitrovicës.
“Me Rakiqin kemi mbledhur njerëzit më ekstremë të pjesës së veriut dhe jugut që të bisedojnë dhe do të ecim përpara”.
Bahtiri ka deklaruar se serbët që jetojnë në Kosovë duhet të kenë besim në institucionet e vendit duke shtuar se ai si kryetar i pjesës jugore të Mitrovicës punon njëlloj për të gjithë qytetarët.
Bahtiri ka folur edhe për Listën Serbe.
“Nuk do të doja që Lista Serbe të jetë ambasadore e Serbisë në Kosovë por të jenë njerëz institucionalë të Kosovës sepse kanë vendet e garantuara si deputet të Republikës së Kosovës. Ata po paraqiten sikur të jenë ambasadorë të Serbisë”.
“Ne kemi bërë lëshime radikale në kuptim pozitiv duke ju dhënë mundësinë serbëve që të jemi së bashku dhe të qeverisim së bashku”.
“U kemi dhënë ministri të tëra, kemi dhënë edhe vende të rezervuara për ta dhe jemi të interesuar që ata të ndihen komod në Kosovë sepse shteti sa më shumë që ju jep të drejtë pakicave, aq më i fuqishëm dhe krenar është”.
“Ne e dimë se çka është të jesh i shtypur si pakicë dhe kurrë nuk do ta bëjmë këtë. Ne do të ecim përpara me vizionin evropian”.
Ai ka folur edhe për Asociacionin e komunave me shumicë serbe.
“Nuk i frikësohem Asociacionit sepse çka është brenda Kushtetutës është krejt normale – jashtë kufijve të Kushtetutës së Kosovës është e papranueshme për mua dhe do të jetë edhe për të gjithë qytetarët”.
Liverpool në kërkim të shkëputjes në tabelë përballet me Lei...
Cunha i shënon gol direkt nga korneri Man Unitedit
Akanji flet për çështjen e titullit kampion: Tani nuk është ...
Vullneti: Gjesti po luan me Drilonin që të e fitojë vendin n...
Gjysmë orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosovë, kj...
Aksidentohet autobusi me 58 persona në Norvegji, raportohet ...