Kryetari i komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka thënë se incidenti i sotëm në ambulantën e Suhodollit nuk ka pasur karakter ndëretnik, dhe ka deklaruar që do të jetë i gatshëm 24 orë që t’iu ofrojë siguri mitrovicasve.
“E pashë sot, andej i bie çdo ditë se unë jetoj në pjesën afër Suhodollit. Pashë sot që ishin thyer dy xhama të Ambulantës që është në Suhodoll, dhe nuk e di se çka është problemi”, ka thënë Bahtiri në Info Magazine të Klan Kosovës.
“Pastaj e kuptova që kishte qenë një fëmijë duke shkuar në liqe, [fëmijët] e kanë gjuajtur me gur të vogël dhe e kanë thyer, e kuptova që është një incident i vogël”.
“Dikush dëshiron që t’i japë karakter ndëretnik, pasi që dëshiron që atë pjesë ta mbajë të tensionuar”.
“Po mundohem me të gjitha mundësitë e mia që ta bëj qytetin të qetë, të bashkuar dhe të të gjithë qytetarëve, jo vetëm të një etnie”.
“Fëmijët mbrëmë sigurisht e kanë gjuajtur në atë formë, por megjithatë s’ka shkaktuar asnjë dëm”.
Bahtiri e ritheksoi vendosmërinë e tij që të mos e lejojë tensionimin e situatës në Suhodoll apo në secilën pjesë të qytetit të cilin ai e udhëheq.
“Asnjëherë nuk do të lejoj që të tensionohet situata në atë pjesë”.
“Do të jem në gatishmëri 24 orë që t’iu jap siguri të gjithë qytetarëve”.
“Nuk ka nevojë që të shqetësohet kurrkush për këtë situatë; situatë është krejtësisht në kontroll”.
“Nuk do të ndodhë asnjë incident në të ardhmen. Do të jem vigjilent në të ardhmen që fqinjësitë të mos dalin jashtë kontrollit”.
“Do të jem 24 orë në dispozicion të tyre, por edhe në çdo vend ku ka tensione, do të jem i pranishëm për arsye se qytetit të Mitrovicës i duhet një qetësi absolute”.
“Është një ushtar, robot, kompjuter”, Conte me fjalë të mëdh...
Kryetari i LDK-së shpalos portretin e Xhemail Mustafës në pë...
Maqedonci dhe Jashari, po marrin pjesë në Forumin Ndërkombët...
Shefi i NATO-s takohet me Trumpin në Florida
Grenell pritet të emërohet i dërguar special për konfliktin ...
McKee: Nuk pres që ShBA-ja të ndryshojë qasje ndaj Kosovës