Gjithnjë e në rritje është numri i emigrantëve që marrin nënshtetësinë italiane.
Gjatë 10 viteve të fundit janë regjistruar rreth 1.1 milionë italianë të rinj, 224 mijë prej tyre vetëm gjatë vitit të fundit 2017. Emigrantët shqiptarë që marrin nënshtetësinë italiane renditen në vendet e para ndër komunitetet e huaja.
Instituti Italian i Studimeve Multietnike bazuar në të dhënat e Institutit Kombëtar të statistikave ka prezantuar raportin vjetor mbi nënshtetësinë italiane.
Sipas të dhënave të Institutit të Studimeve Multi-etnike emigrantët shqiptarë që kanë marrë nënshtetësinë italiane në dhjetëvjeçari 2006-2017 janë 189 mijë duke përbërë 16,6 % të numrit të përgjithshëm e duke u renditur në vend të dytë mes komuniteteve të huaja e pas emigrantëve me origjinë marokene.
Sipas këtij Raporti viti 2017 ka shënuar një rritje konstante të numrit të emigrantëve që fitojnë nënshtetësinë italiane.
Në vitin 2012 numri i nënshtetasve të rinj italianë ishte rreth 65 mijë, më 2013 101 mijë, në 2014 130 mijë, më 2015 178 mijë, më 2016 202 mijë, për të mbërritur më vitin 2017 kur nënshtetasit e rinj italianë janë rreth 224 mijë.
Shumica e nënshtetasve të rinj italianë janë mjaft të rinj në moshë e 1 në çdo 3 prej tyre janë nën moshën 15 vjeçare. Ndërsa në 1 çdo 25 emigrantë bëhet nënshtetas italian.
Sa i takon shtrirjes gjeografike, rajoni i Lombardisë është territori që shënon numrin më të madh të emigrantëve që kanë marrë nënshtetësinë italiane.
Në vitet 2015 e 2016 Italia renditet në vendin e parë në Evropë për dhënien e nënshtetësisë italiane. Më 2016, 4.01 % e emigrantëve të rregullt në Itali kanë marrë nënshtetësinë italiane, ndërkohë që në Gjermani vetëm 1.3 % e tyre, në Spanjë e në vendet e ulëta 3.42 % e në Britaninë e Madhe 2.65%. /OraNews
BBVA4 nis të shtunën, mesazhi i Sara Hoxhës: Kemi sakrifikua...
Nesër seanca e përbashkët plenare, deputetët shqiptarë dhe k...
Ledri Vula lanson këngën e re “Oj oj oj”
Osmani: E ardhmja e Kosovës në BE është e pashmangshme e për...
71 aksidente brenda 24 orëve në Kosovë
Ancelotti bëhet trajneri më i trofeshëm në histori të Real M...