Google ADS

Komuna e Malishevës ndan 150 bursa për studentë

16:59 | 1 Qershor 2018
Arbresh.info

Komuna e Malishevës, ka ndarë 150 bursa për studentë, të cilët kanë aplikuar dhe i kanë përmbushur kriteret, bazuar në rregulloren për ndarjen e bursave për studentë.
Pas vlerësimit nga ana e komisionit, Kryetari i kësaj komune, Ragip Begaj, ka shprehur gatishmërinë e tij, që të mbështes studentët me bursa.

Subvencionimi i studentëve, apo ndarja e bursave, është bërë për studentët të cilët studiojnë në Universitetet Publike në Republikën e Kosovës dhe janë nga Komuna e Malishevës.

Shuma e për subvencion është nga 50 euro në muaj dhe këtë subvencion, studentët do ta marrin për gjashtë muaj, përkatësisht për periudhën kohore Janar-Qershor 2018. Sipas kësaj dhe vendimit të nxjerrë nga ana e kryetarit, Komuna e Malishevës, ka ndarë 45 mijë euro, për ti mbështetur studentët, të cilët studiojnë në universitete publike.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme