Real Madridi tashmë i ka vendosur çmim Cristiano Ronaldos

16:26 | 1 Qershor 2018
Arbresh Info

Real Madridi raportohet se i ka vendosur tashmë çmim Cristiano Ronaldos.

Raportet në Spanjë sugjerojnë që Cristiano Ronaldo dëshiron të largohet nga klubi pas dorëheqjes së Zinedine Zidanes dje në një konferencë të papritur gjatë pasdites, transmeton portali arbresh.info.

Bazuar në ‘Don Balon’, e cila është e famshme për pretendimet e tyre bombastike rreth transferimeve, Real Madridi i ka vendosur një çmimi madhështor lojtarit kryesor të skuadrës së tyre.

Thuhet se një ofertë prej 200 milionë euro është e nevojshme për të detyruar gjigantin spanjoll ta shes lojtarin.

Në rast se transferimi i te ndonjë klub arrihet, ky do të ishte transferimi i dytë më i shtrenjtë në histori pas Neymarit që theu rekord me kalimin e tij në PSG verën e kaluar për 222 milionë euro./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme