Të tetë kandidaturat për drejtorë në rrjetin më të famshëm social, Facebook, janë zgjedhur me votë gjatë takimit të përvitshëm të mbajtur këtë të enjte, ndërkohë që të gjitha propozimet e 6 aksionerëve, të cilët bënin thirrje për reforma, mes të cilave edhe për ndryshimin e strukturës së votimit dhe mbikëqyrjes së përmbajtjes, u refuzuan.
Lajmi bëhet i ditur nga shefat ekzekutivë të kompanisë, pas votimit të mbajtur në Menlo Park të Kalifornisë, e cila u transmetua përmes internetit, por pa dhënë informacione momentalisht mbi numrin e votave.
Kjo gjë e lë të paqartë se deri në ç’masë investitorët e jashtëm kanë votuar në favor të shefit ekzekutiv të kompanisë, Mark Zuckerberg, i cili së bashku me disa persona të tjerë të brendshëm kontrollojnë rreth 60 për qind të votave, në rrjetin social më të madh në botë.
Facebook është kritikuar ashpër nga autoritetet rregullatore dhe aksionerët në lidhje me kontrollet e brendshme dhe mbikëqyrjen e publikimeve, pasi dështoi të mbronte të dhënat e rreth 87 milionë përdoruesve, të cilat u ndanë me firmën e konsulencës politike “Cambridge Analytica”, e cila tashmë nuk ekziston më.
Në këtë takim, Zuckerberg nënvizoi ndryshimet që planifikon në përgjigje të kritikave, si për shembull verifikimi i identitetit të reklamuesve, apo rritja e shpenzimeve për sigurinë.
Putin paralajmëron se Rusia do të vazhdojë të testojë raketë...
Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut shënojnë Ditën e Alfabetit
Aksident me fatalitet në Krushë të Madhe, vdes një këmbësor
Reagon për herë të parë Diana pas largimit nga Big Brother V...
Ylli i Barcelonës nuk do të rikthehet në aksion deri në fill...
Ndërprerjet e energjisë për shkak të motit, KESCO del me njo...