Këmbësorëve në Tiranë po u rrezikohet jeta edhe kur kalojnë tek vijat e bardha nga shoferë të papërgjegjshëm që nuk respektojnë semaforin.
Vetëm në 72 orë, për këtë shkelje policia rrugore gjobiti 167 drejtuesish mjetesh.
Top Channel vëzhgoi për 1 orë një nga kryqëzimet me problematike në Tiranë ku shkelja semaforit rezulton se kryhet sërish.
“Po ka rrezik, por shpresojmë të përmirësohet gjendja ”, thotë një qytetar.
“Ka shumë kontrabandistë të rrezikshëm që futen edhe mund të na shkelin, sidomos ne moshat e vjetra”, shprehet një tjetër.
Kur drejtuesi mjetit është përsëritës , kodi rrugor parashikon dënime të ashpra.
“Drejtuesit e mjeteve nuk janë shumë të informuar por me ndryshimet e kodit rrugor, kur kjo shkelje përsëritet me shumë se 2 herë brenda 2 viteve, përveç masës administrative nga 20-30 mijë lek parashikohet edhe masa plotësuese me pezullim të lejes së drejtimit nga 9 deri në 12 muaj”, thotë Taulant Gjoka, shef i trafikut urban.
Rrugorët bëjnë me dije se kontrollet për këtë shkelje do vijojnë.
“Shpresoj që kjo të ndikojë tek ato drejtues mjetesh që mendojnë se shkelja e semaforit është një shkelje e lehtë në thonjëza dhe nuk ka masa plotësuese në mënyrë që të kemi parametra sigurie ”, thotë Gjoka./Top Channel
Ylli i Barcelonës nuk do të rikthehet në aksion deri në fill...
Ndërprerjet e energjisë për shkak të motit, KESCO del me njo...
Moti i keq në Shkodër, shumë zona pa energji elektrike, bllo...
Përurohet qendra e re e mjekësisë familjare në Mamushë
Ukraina: Raketa e re ruse arriti shpejtësinë mbi 13.000 kilo...
Aksident me vdekje në Bulqizë, makina del nga rruga