Google ADS

Molliqaj-Vetëvendosjes, hajde t’i çelim krejt letrat nuk do të durojmë më shumë

15:24 | 1 Qershor 2018
Arbresh.info

Deputeti nga radhët e Partisë Socialdemokrate e Kosovës Dardan Molliqaj ka shpërthyer në Kuvend pas kërkesës së Lëvizjes Vetëvendosje për shkarkim të Aida Dërgutit nga pozita e nënkryetares së Kuvendit.

Ai në këtë debat e ka quajtur Konjufcën njeri pa dinjitet që e kishte vlerësuar gabim, raporton arbresh.info.

Sipas Molliqajt, nëse duan shkarkimin e zonjës Dërguti le ta bëjnë këtë, mirëpo që të mos denigrojnë njerëz.

Më pas ai ka thënë se nëse vazhdon denigrimi i njerëzve do të vijë koha kur do ta marrin përgjigjen, në këtë rast Lëvizja Vetëvendosje, por që nuk do t’u pëlqejë.

“Nëse doni që çelim letrat hajde t’i çelim krejt. Nëse vazhdon denigrimi i njerëz siç është Aida Dërguti do të vijë koha kur nuk do të durojmë. Do ta merrni përgjigjen që s’e keni marrë deri tash e ju e dini që e kam atë përgjigje dhe e dini që nuk mund ta përballoni këtë përgjigje”, është shprehur Molliqaj./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme