Ish- kryeministri Sali Berisha zbulon prapaskena në heqja dorë e mandatit të deputetit e ish- ministrit Saimir Tahiri.
Sipas tij një javë para se të formalizonte aktin Tahiri takoi drejtorin e IT-së në ministrinë e Brendshme në lidhje me sistemin TIMS.
Reagimi i plotë i Berishës
Databaza e kompanise Aleat, ne kundershtim flagrant me ligjet ne duart e zyrtareve bandite!
Punonjesi dixhital denoncon:
-marrjen nga kompania Aleat, ne kundershtim me ligjet, nga zyrtare mafioze te databazes per kartat e identitetit te qytetareve
-fshirje per llogari te Saimir Trafikut te te dhenave te TIMS
-klonim i kartave te identitetit te qytetareve!
Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital. sb
“Pershendetje dr Aktualisht në Ministrinë e Brendshme, të gjithë sistemet informatike menaxhohen nga militantë tërësisht në dispozicion të politikës se partisë socialiste dhe jo të qytetarëve.
Një javë para se Saimir Tahiri të hiqte dorë vullnetarisht nga mandati i deputetit u takua me Drejtorin e Teknologjisë së Informacionit Ernest Dimashi për tu siguruar se nuk kishte probleme me regjistrimet në TIMS.
Ernest Dimashi e ka pasur bashkëshorten dhe të atin në shtabin zgjedhor të Xhafës. Ka zëra se Dimashi ka përdorur disa nga vartësit e tij për klonim kartash të identitetit.
Vartësi i Dimashit, Dashamir Çali, ish përfaqësues i Partisë Socialiste për çështje informatike në procesin zgjedhor, i mbështetur nga ish Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Brendshme, njëkohësisht përfaqësues ligjor i Partisë Socialiste në komisionin zgjedhur, Genc Gjonçaj, pa asnjë motiv ligjor dhe pa asnjë vlerë përdorimi ka marrë nga kompania Aleat dhe mban të veçuar databasen e të gjithë kartave të identitetit që prodhon kjo kompani.
Database e të dhënave të kartave të identitetit, pa asnjë bazë ligjore, pas një rregull konsultimi, iu vu në dispozicion për të kryer verifikime policisë së shtetit. Ky veprim është kundërshtuar fuqishëm nga ICITAP.
Ndodhur përballë këtij kundërshtimi, nga ICITAP, Dashamir Çali i cili aktualisht kryeson sektorin e krimit kibernetik, ka urdhëruar vartësin e tij Bruno Veizaj që të mbyllë akseset e policisë në databazen e kartave të identitetit, por përsëri duke e mbajtur atë të ruajtur veçmas. Ajo që është me interesante, është fakti se pikërisht ky person, Bruno Veizaj, që mban i vetëm administrimin e databazes se kartave të identitetit po punon për llogari të ministrisë së arsimit lidhur me ndërtimin e sistemit të komunikimit elektronik që minsitrja do të përdorë me prindërit e nxënësve. Dhe që siç është bërë publike kërkon kartat e identitetit te tyre”
Në Leposaviq vendoset gurthemeli i objektit të ri të nënstac...
Rama: Shqipëria Turistike, në gjigantin mediatik amerikan Wa...
Chelsea kthehet te fitorja, triumfon në udhëtim te Leicester...
Sulmet izraelite në Gazë, shkon në 189 numri i gazetarëve të...
Gjendet pa shenja jete një 61-vjeçar në Shtërpcë, policia ni...
Osmani takohet me ministren kanadeze, diskutojnë për situatë...