Këto janë premtimet e pa realizuara të Zaevit

14:46 | 1 Qershor 2018
Arbresh.info

Para se ta merrnin pushtetin, LSDM-ja dhe kryeministri Zoran Zaev dhanë shumë premtime të ndryshme për qytetarët.

Një numër të madh prej tyre nuk e kanë realizuar ende, por një numër prej tyre është realizuar, shkruan Telegrafi Maqedoni.

Ata premtuan rrogë prej 500 euro, por deri tani rroga vazhdon të jetë 385 euro, sipas shifrave të Entit Shtetëror për Statistika (ESHS).

LSDM-ja premtoi shërim falas, mirëpo deri tani janë liruar nga pagesa vetëm të moshuarit deri në moshën 18 vjeçare, dhe që janë pjesë e familjeve me ndihmë sociale.

U premtua reformë gjyqësore dhe rizgjedhje të gjykatësve, por ende nuk ka ndodhur asgjë.

Gjithashtu, u premtua luftë kundër korrupsionit, por dy të akuzuarit e qeverisë për korrupsion, ende nuk dihet se a janë akuzuar apo jo.

Qeveria e Zaevit premtoi uljen e taksave të përmbaruesve, harxhimeve për gjyqësi e për avokaturë, mirëpo asgjë konkrete nuk ndodhi.

Ata premtuan edhe vendosjen e orës në Portën Triumfale, që tregon kthimin e borxhit publik. As këtu nuk ka realizim premtimi.

Në premtimet që u realizuan hyjnë heqja e testimit ekstern, shfuqizimi i taksës radio-difuzive, si edhe rikthimi i llogaritjes së lirë të rrymës elektrike.

https://www.facebook.com/makfax/videos/10155776294028353/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme