Google ADS

Aktori i njohur do të bëhet baba në moshën 50 vjeçare

13:11 | 1 Qershor 2018
Arbresh.info

Josh Brolin ka edhe një arsye më tepër për të qenë i lumtur gjatë ditëve të sotme.

Aktori hollivudian po pret të bëhet sërish baba në moshën 50-vjeçare në saje të martesës me Kathryn Boyd.

Kështu së paku ka bërë të ditur ylli i kinematografisë amerikane duke publikuar një fotografi të bashkëshortes në llogarinë personale në Instagram.

https://www.instagram.com/p/BjXaADsBfHB/?taken-by=joshbrolin

“Ka një sherif të ri në qytet dhe ajo nuk është më e madhe se një patate e ëmbël. Rri në kapele”, ka shkruar ndër të tjerash në rrjetet sociale artisti, transmeton telegrafi.

Theksojmë se Brolin dhe Boyd u martuan në shtator të vitit 2016. Ky është fëmija i tyre i parë së bashku, megjithëse, Brolin ka një djalë, Trevorin 29-vjeçar si dhe vajzën 24 vjeçare, Eden, nga martesa e mëparshme me aktoren Alice Adair.

Brolin aktualisht mund ta shohim në ekranet e mëdha të kinemave në saje të rolit të Cable në Deadpool 2.

Aktori gjithashtu do të shfaqet në filmin e ardhshëm ” Sicario: Day of the Soldado “, i cili është caktuar të shfaqet më 29 qershor.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme