Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti në një konferencë për media ka thënë se mbrëmë mësuam lajmin e tmerrshëm se kushëriri i Thaçit, Njazi Thaçi është emëruar ushtrues detyre i drejtorit të KEK-ut.
“Raportime të shumta kanë treguar për manipulime të rregullta të Njazi Thaçit në KEK. Ndër përfituesit më të mëdhenj në KEK sa ishte ai në post më të ulët ishin kompanitë serbe rreth 400 milion euro. Kompanitë nga Serbia janë kompanitë fituese nga KEK-u. Nga mbrëmë është thelluar krimi i organizuar dhe korrupsioni pikërisht nga Hashim Thaçi”, u shpreh ai.
Ndërsa Avni Islami tha së kompanitë serbe si fituese të vazhdueshme nga KEKU, kanë bërë blerje të dyshimtë, raporton arbresh.info.
“Pronarët serbë të cilat kanë përfituar në vazhdimësi nga KEK-u njihen edhe si mafi dhe mjaft me ndikim në Serbi dhe të cilët në vazhdimësi kanë siguruar kontrata në Energji e të cilët kanë përfituar që nga ardhja në pushtet e PDK-së. Në njërën anë kompanitë serbe kanë marrë shuma të majme nga shitja e energjisë ndërsa në anën tjetër Njazi Thaçi ka dhënë tenderë të mëdhenj sa ka qenë në zyrat si shef i zyrës së prokurimit në KEK. Keqpërdorime dhe dëmtime të shumta janë bërë në KEK sa ka qenë ai në këtë zyre janë blerë aparatura të stërshtrenjtuara ndërsa nuk kanë funksionuar as dy vite. Praktikë tjetër sa ka qenë Njazi Thaçi në krye të kësaj zyre ka qenë edhe dhënia e tenderëve personave që kanë qenë të inkriminuar dhe të ardhur nga partitë politike PDK. Ka pasur abuzime të vazhdueshme sa e ka udhëhequr këtë zyre Njazi Thaçi. Ne kemi pa që të njëjtat dukuri kanë ndodhur edhe në ndërmarrje të tjera, njerëzit e njëjtë dhe nuk mund të largohemi nga Thaçët“.
Ndërsa lidhur më udhëheqjen e dialogut më Serbin, Kurti ka thënë se sot duhet të merremi më një Thaç tjetër sepse kontrolli dhe kapja e shtetit po vazhdon pasi që vetëm familjarët po vihen në pozita kyçe.
“Ju e dini se kur ka qenë kryeministër ai e shiti për 26 milion euro dhe aty ku nuk ka mujt më shitë ka vë në krye familjaret e tij dhe në vazhdimësi kemi kapje të shtetit nga Hashim Thaçi”, tha mes tjerash.
Kapja e shtetit dhe krimi i organizuar janë thelluar tha Kurti./Arbresh.info/
Reshjet e borës, zv.ministri Hyseni: Ekipet e mirëmbajtjes s...
Koreja e Jugut: Rusia furnizoi me sisteme të mbrojtjes Koren...
“Euro Natur”, shqetësimin se zona Vjosë- Nartë kërcënohet ng...
Ruben Amorim tregon mesazhin që i dha Mourinho pasi mori dre...
Zelensky: Po punojmë në zhvillimin e sistemeve të reja të mb...
Abdixhiku në QKMF-në e Prishtinës: Prezantova planin në shën...