Chelsea sakrifikon dy lojtarë për Icardin

12:53 | 1 Qershor 2018
Arbresh.info

Chelsea ka vendosur të hyjë seriozisht në garë për sulmuesin e Interit, Mauro Icardi.

Argjentinasi ka lënë pas një sezon të jashtëzakonshëm me Interin, duke shënuar 29 gola në Serie A, duke rikthyer zikaltërit në Ligën e Kampionëve pas gjashtë vjetësh.

Sipas asaj që shkruan ‘Corriere dello Sport’, Chelsea është e gatshme të sakrifikojë dy sulmuesit, Alvaro Moratan dhe Michy Batshuayin, për të siguruar shërbimet e Icardit.

Nëse Chelsea dëshiron transferimin e Icardit, duhet t’i paguajë Interit klauzolën prej 110 milionë euro./Lajmi.net/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme