Presidenti sirian Bashar al-Assad e ka cilësuar homologun e tij amerikan Donald Trump një kafshë, duke paralajmëruar forcat amerikane që duhet të mësojnë nga Iraku dhe të largohen nga vendi i tij.
Në një intervistë për kanalin pro-Putin, Russia Today, diktatori sirian gjithashtu pretendoi se do të rimarrë brenda vitit kontrollin e zonave të mbajtura nga milicia që mbështetet nga SHBA-të, transmeton portali arbresh.info.
Ai e bëri të qartë që nëse milicia nuk kapitullon gjatë negociatave, ai do të rimarrë zonat me forcë, duke bërë kështu një përballje të mundshme me trupat amerikane në Siri.
Assad gjithashtu tha se konflikti direkt mes ushtrisë ruse dhe forcave amerikane ishte shumë i afërt në Siri, dhe që është shmangur vetëm falë udhëheqjes së Putinit.
Duke iu përgjigjur përshkrimit të Trumpit për vetë atë si “Kafsha Assad”, lideri sirian tha: “Ajo çfarë ju thoni është ajo që jeni”.
Trump e quajti Assadin kafshë pas sulmit të dyshuar kimik në qytetin e kontrolluar nga rebelët në afërsi të Damaskut në muajin prill./Arbresh.info/
Gjuajtje me armë zjarri në Prishtinë – arrestohen katë...
Tre persona vdesin në një aksident pasi GPS-i ia huqi rrugës
Vdes personi i cili ishte duke u trajtuar jashtë vendit pas ...
Murati: Afati për përditësimin e aplikimeve për subvencionim...
Zhduket një grua në Podujevë
Rrahen mes vete shtatë persona në Lipjan, dy përfundojnë në ...