Analistët politikë janë shprehur optimist sa i përket liberalizimit të vizave për Kosovën, ndonëse kanë theksuar disa ndryshime brenda BE-se që mund të kenë ndikim në vend.
Ish Ministrja e Integrimeve Evropiane, Mimoza Ahmeti, ka vënë në pah ndryshimin e qasjes së disa shteteve të Bashkimit Evropian ndaj azilkërkuesve.
“Në qershor do të diskutohet traktati që u dedikohet azilkërkuesve. Ka shtete brenda BE-së që janë të shqetësuara dhe kanë kërkuar që forma e trajtimit të azilkërkuesve dhe refugjatëve të ndryshojë. Një gjë e tillë mund të ketë impakt në procesin e liberalizimit të vizave për Kosovën. Megjithatë duhet të theksohet se në Kosovë ka një rënie rapide të numrit të azilkërkuesve. Jam optimiste që do ta finalizojmë këtë proces”.
Për zhvillimet brenda BE-së gjatë një diskutimi në Zona e Debatit në Klan Kosova, ka folur edhe analisti Agron Maliqi.
Sipas tij Italia mund të shndërrohet në krizën e radhës në BE, veçanërisht po që se qeverisjen e këtij vendi e merr një parti euroskeptike, përderisa përmendi edhe ndryshimet në qeverisjen në Spanjë, që sipas tij, edhe ndryshimet më të vogla mund të kenë ndikim në Kosovë. Megjithatë Maliqi është shprehur optimist për procesin e liberalizimit të vizave.
“Vota në Këshill është me shumicë të kualifikuar. 55% e shteteve dhe këto shtete të përfaqësojnë 65% të popullsisë së BE-së. Problem do të ishte nëse Gjermania apo Franca votojnë kundër, ngase bashkë arrijnë 30% dhe nuk mund të arrihet shumica e kualifikuar. Por, nuk besoj që do të ndodhë një gjë e tillë, do të merret parasysh edhe ndikimi politik”.
Naim Rashiti nga shoqëria civile, ka vlerësuar se nuk do të ketë ndonjë problem për liberalizimin dhe se negociatat brenda BE-së do të ecin me një dinamikë shumë të mirë gjatë vjeshtës.
“Nuk shoh telashe nëse nuk ka ndonjë skandal në këtë proces për Kosovën, me kushtin që Kosova do të jetë e përgatitur. Kosova duhet të bëjë disa hapa ne aspekt të informimit, për azilkërkuesit dhe refugjatet. Kam përshtypje se qeveria ka bërë disa veprime të mira në këtë fazë, si dhe Komisioni Evropian ka treguar një vullnet të jashtëzakonshëm”.
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...