Shmangia e të pasurit të një trupit të lëshuar me kalimin e kohës është diçka e vështirë, por jo e pamundur.
Sigurisht që është normale që me kohën të humbasë tonifikimi, por është mirë që situata të merret në dorë sa jemi në kohë.
Gjoksi është një prej pjesëve të trupit që priren të varen me kalimin e kohës.
Por ka pesë veprime të përditshme që ndikojnë në lëshimin e gjinjve, prej të cilave femrat duhet të heqin dorë.
-Duhani ndikon në mënyrë vendimtare në humbjen e elasticitetit të lëkurës.
-Mundohuni të mos shtoni apo humbni peshë në mënyrë të vazhdueshme, sidomos në një periudhë të shkurtër kohe, shkruan noa.al. Luhatjet e vazhdueshme të peshës, bëjnë që lëkura të humbë elasticitetin,
-Një rëndësi të veçantë ka edhe zgjedhja e reçipetave, ku përdorja e një mase të papërshtatshme rrezikon që ta bëjë më të lëshuar.
-E rëndësishme është që të bëni ushtrime fizike dhe të mbani gjithmonë të njëjtin pozicion qëndrimi.
-Kujdes ndaj ekspozimit ndaj rrezeve të diellit, të cilat e djegin lëkurën dhe e bëjnë të duket më e vjetër.