Shenjat që tregojnë se shoqja e ngushtë ngacmon burrin tuaj

00:28 | 1 Qershor 2018
Arbresh.info

Nëse burri  juaj është vazhdimisht në mendjen e shoqes suaj, ju duhet të hapni sytë mirë.

Edhe pse ndoshta nuk ju shkon fare në mendje, janë disa shenja që e tregojnë këtë gjë. Duhet të qëndroni me këmbë në tokë, sipas intv.al.

1. Ajo di gjëra, që as ju nuk dini për burrin tuaj

Nëse ajo di detaje për burrin tuaj, që as ju nuk jeni në dijeni, duhet të dyshoni, sepse kjo gjë nuk është normale. Çfarë është ky interes?!

2. Njerëzit e tjerë e kanë vënë re

Thuhet se ku ka zë, nuk është pa gjë. Kjo nuk do të thotë se është e sigurtë, por duhet të hiqni dyshimet tuaja. Mos i neglizhoni zërat që ju vijnë nga të tjerët.

3. Brenda çdo bisede kanë shaka brenda
E mbani mend që kur keni filluar të bëni shaka me partnerin tuaj, lidhja u forcua? Por, nëse shoqja juaj bën të njëjtën gjë me burrin tuaj?!
Ju duhet të pyesni veten: “Ku e gjetën kohën për të pasur këtë lloj lidhjeje?” Duhet të filloni të dyshoni.
4. Ajo ju thotë shpesh ta ftoni edhe burrin kur dilni

Nëse ajo, insiston që ta ftoni edhe burrin kur dilni së bashku, kjo tregon se diçka nuk shkon. Duket qartë, se ka interes ndaj tij. Kujdes!

5. Sa herë që takoheni të tre, ajo rregullohet më shumë se zakonishtNjë person rregullohet më shumë sezakonisht, vetëm kur do takojë dikë që pëlqen. Nëse e vini re këtë gjë, sepse sipas intv.al ajo po rregullohet pikërisht për burrin tuaj!

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme