Presidenti sirian, Bashar al-Assad është zotuar këtë të enjte të rikuperojë edhe pjesën e territorit të vendit të “zaptuar” nga trupat amerikane, duke kërcënuar t’i dëbojë ato me forcë.
“Ky është opsioni i parë. Nëse nuk ia dalim, atëherë do të përdorim edhe forcën për të çliruar ato zona. Nuk kemi mundësi të tjera, me përfshirjen e amerikanëve apo pa to”, tha Assan në një intervistë për “RT”.
“Kjo është toka jonë, kështu që është e drejta dhe detyra jonë që ta çlirojmë atë. Amerikanët duhet të largohen. Edhe nëse nuk do të donim ne, do të vinte koha që ata do të duhej të largoheshin”, vijon më tej Assad.
“Ata erdhën në Irak pa baza ligjore dhe e pamë se çfarë u ndodhi atyre. Ata duhet të nxjerrin mësime. Iraku nuk bën përjashtim, sikurse as Siria. Njerëzit tanë nuk mund të pranojnë më të huaj në këtë rajon. Jo më!”, do të shprehej presidenti sirian.
Tensionet mes Uashingtonit dhe Damaskut janë përshkallëzuar ndjeshëm gjatë administratës së presidentit Trump, edhe për shkak të ndërhyrjes së Shteteve të Bashkuara në luftën civile 7-vjeçare të Sirisë.
Shtetet e Bashkuara iu bashkuan Britanisë së Madhe dhe Francës në sulmet ajrore mbi Siri gjatë muajit të kaluar, pas raportimit të një sulmi kimik ndaj civilëve. Amerika dhe shumica e vendeve perëndimore fajësuan qeverinë e Assadit për sulmin, i cili u ndërmor mbi një zonë të kontrolluar nga rebelët.
“Këto nuk janë veprime njerëzore, janë krime të një monstre”, do të shprehej presidenti Trump menjëherë pas sulmit në fjalë.
Departamenti i Shtetit shprehu shqetësim javën e kaluar rreth një operacioni “së afërmi” të forcave besnike të Assadit në Siri, që sipas DASH-it do të prekë edhe zonën e ndalimit të luftimeve të zbatuar nga Shtetet e Bashkuara.
Zëdhënësja e DASH-it, Heather Nauert tha se Uashingtoni do të përgjigjej me “vendosmëri dhe masat e përshtatshme”, nëse qeveria siriane do të shkelte kushtet e armëpushimit në rajonin jugperëndimor të vendit.
Publikohet orari i xhiros së 13-të në Superligë, vëmendja në...
Australia ndalon përdorimin e rrjeteve sociale për fëmijët n...
Shefi i NATO-s pret të punojë me Trump për kërcënimet nga Ru...
Rama jep lajmin nga Budapesti: Shqipëria pret vitin tjetër S...
Rama në Hungari, takohet edhe me Vuçiqin
Arrestohet gjilanasi për shitblerje të narkotikëve