Pak orë përpara se Presidenti amerikan, Donald Trump të vendosë për një përjashtim të përhershëm nga tarifat e reja të çelikut dhe aluminit të Bashkimit Evropian, ministri i tij i Tregtisë paralajmëroi se nëse BE do të hakmerret, do të ishte përgjegjës për çdo “përshkallëzim të tensioneve”.
“Ne nuk dëshirojmë një luftë tregtare”, deklaroi sekretari amerikan i Tregtisë, Wilbur Ross gjatë një interviste për gazetën franceze “Le Figaro”.
“Është në dorën e Bashkimit Evropian nëse do të vendosë të marrë masa ndëshkimi”, tha Ross.
Trump njoftoi vendosjen e tarifave prej 25% të importeve të çelikut dhe 10% të aluminit në muajin mars, duke argumentuar se industritë e SHBA-së në këtë sektor janë “tkurrur gjatë dekadave si rezultat i tregtisë së padrejtë”.
BE-ja ka deklaruar se nuk do të pranojë të negociojë nën presion dhe i ka dërguar Organizatës Botërore të Tregtisë një listë të produkteve të SHBA-së që mund të jenë subjekt i tarifave hakmarrëse. /KP/
Kurti: Nderojmë e kurrë nuk harrojmë sakrificën e heroit Afr...
Osmani: Afrim Bunjaku ra dëshmorë për të treguar edhe një he...
Rama ndan projektin e shkollës profesionale “Arben Broci” në...
Zelensky: Jemi afër përfundimit të luftës
Një vit nga sulmi në Banjskë, Sveçla: Serbët po përgatiten t...
Njëvjetori i rënies heroike, Sindikata e Policisë përkujton ...