Vetëm për mëditje, delegacioni i Kuvendit të Kosovës ka shpenzuar 7 mijë e 500 euro
Çdo vizitë e delegacioneve kosovare jashtë vendi i kushton buxhetit të Kosovës mijëra euro.
Shpenzime të mëdha u bënë edhe gjatë kësaj vizite kur një delegacion i madh i Kuvendit të Kosovës, qëndroi para një jave në kryeqytetin shqiptar, raporton T7.
Ata morën pjesë në Lutjet e Mëngjesit që sivjet u mbajtën në Tiranë.
18 vetë morën pjesë në këtë ngjarje që nuk ka një rëndësi të veçante.
Por rëndësia është te mëditjet që ata marrin.
Për vetëm një ditë qëndrimi secili prej tyre merr 209 euro. Duke qenë se ky delegacion qëndroi dy netë i bie që atyre u është dyfishuar pagesa.
Dhe në bazë të llogaritjes për këtë vizitë vetëm mëditjet kanë kushtuar 7 mijë e 500.
Veseli mori me veti 4 këshilltarët e tij, numër i cili sipas kabinetit të tij arsyetohet me aktivitetet e kryekuvendarit atje.
Po ashtu përkrah kryetarit ishte, sekretari i Kuvendit, dhe asistentët e tij.
Të premten, bashkë me kreun e Kuvendit ishin edhe 7 deputetë.
Arban Abrashi, Muharrem Nitaj, Elmi Reçica, Donika Kadaj Bujupi, Saranda Bugujevci, Armend Zemaj e Blerta Deliu Kodra.
Këta emra janë në përgjigjen e sekretarit të Kuvendit, Ismet Krasniqi dhënë televizionit. Por në fotografitë shihen të jenë pjesëmarrës edhe Visar Ymeri e Dardan Sejdiu.
Këta deputetë nuk pranuan të flasin në lidhje me përvojën në Tiranë.
Në anën tjetër, kundër veprimeve të kolegëve të tij është deputeti, Milaim Zeka, i cili thotë se ata po keqpërdorin postet e tyre për përfitime personale.
Veprimet e të zgjedhurve të popullit po kritikohen edhe nga shoqëria civile.
Të gjitha këto udhëtime bëhen me anë të një udhëzimi administrativ të vitit 2004, lëshuar nga UNMIKU i cili sot e asaj dite ia mundëson deputetëve këto udhëtime.
Uria në mes të natës – arsyet shëndetësore pse ndodh
Pse yjet shkëlqejnë më fort në male?
Frutat e thata ndihmojnë me kancerin e gjirit?
Tifozët mendojnë se kanë gjetur ‘arsyen e vërtetë’ pse Vinic...
Hakerët kinezë vënë në objektiv familjen Trump dhe këshillta...
Protesta e opozitës, Berisha: Shqipëria u paralizua, për tri...