Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se nëse arrihet paqja ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, atëherë gjithçka bëhet e mundur për Ballkanin.
Gjatë një intervistë për të përditshmen franceze “Le Monde” , Vuçiq ka thënë se zgjidhja e problemit të Kosovës është jetike për Serbinë.
“Bëhet fjalë për fatin e qindra e mijëra njerëzve, për konfliktin shekullor territorial. Është jetike, nëse çështja nuk zgjidhet, Serbia nuk do të ketë të ardhme”, ka theksuar Vuçiq, transmeton lajmi.net.
Nga ana tjetër, ai ka thënë se nëse arrihet paqe ndërmjet dyja vendeve gjithçka është e mundur për Ballkanin.
“Në fund të gjithë duhet të bëjnë lëshime. Ne jemi të gatshëm për të folur në lidhje me çdo gjë që mund të na çojë në zgjidhjen e një kompromisi. Shumë njerëz në vendin tim madje shumica e bashkëqytetarëve të mi janë që ky konflikt të mbetet i ngrirë. Ata janë duke pritur për një mrekulli që të vijë nga Rusia, Kina, India. Unë kurrë nuk i kam inkurajuar për këto pikëpamje”, është shprehur Vuçiq.
Sipas tij, zgjidhja e konfliktit rritë stabilitetin dhe zhvillon ekonominë. Mirëpo, Vuçiq thekson se zgjidhja duhet të jetë e drejtë përndryshe serbët do të ndihen të turpëruar.
Luizi thotë se ka shtyrë këngën e re për të shtunën për shka...
Vajzat “hakmerren” ndaj Gjestit, e tërheqin zvarrë pas shaka...
Reduktohet transporti me autobus në Shkup, ka mungesë nafte
Hoxha: Cilësia e jetës tonë, me Lëvizjen Vetëvendosje në pus...
Trump zgjedh Matthew Whitaker për postin e ambasadorit në NA...
Dedikimi prekës i djalit të Liam Payne merr vëmendje gjatë f...