Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, tha se pati “bisedime substanciale” me krahun e djathtë të udhëheqësit koreanoverior Kim Jong Un, për një takim që mund të mbahet në qershor mes tij dhe Presidentit amerikan Donald Trump.
Pompeo i bëri këto komente në Tëitter, pasi zhvilloi bisedime në Nju Jork me Kim Yong Chol-in, nënkryetar i Komitetit Qendror dhe ish shef i agjencisë koreanoveriore të zbulimit.
Trump u tha më parë gazetarëve se bisedimet mes Mike Pompeo dhe Kim Yong Chol-it kanë shkuar mirë dhe se ai shpreson të takohet me Kim Jong Un-in në Singapore në datën e caktuar në fillim, 12 qershor.
Presidenti tha se ai pret që delegacioni koreanoverior të vijë në Uashington të premten, për t’i dorëzuar atij një letër nga Kim Jong Un-i. “Pres me kënaqësi ta lexoj letrën”, tha sot Presidenti Trump.
Sekretari i shtetit Mike Pompeo, tha se pati një “darke shumë të mirë pune” me Kim Yong Cholin, në mjediset e Kombeve të Bashkuara në Nju Jork.
Pompeo postoi në tëitter një fotografi, ku shihet duke shtrënguar duart me Kim Yong Choin dhe një tjetër ku ata shihen të ulur në një apartament afër selisë së Kombeve të Bashkuara në Neë York.
“Ne jemi të përkushtuar për çarmatimin e plotë, të verifikueshëm dhe të pakthyeshëm bërthamor të gadishullit korean”, shkroi sekretari Pompeo.
Kim Yong Chol është zyrtari më i lartë i Koresë së veriut që viziton Shtetet e Bashkuara në 18 vjet.
Shpërthimi në Ibër Lepenc, ambasadori britanik: Të hetohet s...
Ushtarët amerikanë me armë të gjata te vendi i shpërthimit n...
Hoxha: Për shkak të dy shpërthimeve në veri, kemi shtuar mas...
Bedri Hamza shkon në Zubin Potok, dënon aktin nga vendi i ng...
Sveçla: Grupet terroriste sponsorizohen nga Serbia
Shefi i EULEX-it: E dënojmë sulmin në Ibër Lepenc, autorët d...