Gazetari përdori gjak derri për të inskenuar vdekjen

21:29 | 31 Maj 2018
Arbresh.info
Gazetari rus Arkadij Babçenko ka dhënë sot detaje rreth inskenimit të vrasjes së tij në Kiev, duke thënë se ka përdorur gjakun e derrit dhe shërbimet e grimerëve.
 Ai tha se është dërguar me autoambulancë në morg nga vendi i ‘vrasjes’, prej nga doli dhe nisi të përcjellë lajmet.

Mediat botërore publikuan lajmin për vrasjen e t kritikut të ashpër rus ndaj presidentit Vladimir Putin, dhe një ditë më vonë u lajmërua duke thënë se është shëndosh e mirë në një konferencë për media, duke thënë se vdekjen e  tij e inskenuan  shërbimet e sigurisë ukrainase për të parandaluar skenarin që do të kishte për qëllim vrasjen e tij.

Kievi të martën njoftoi se Babçenko u vra jo shumë larg banesës së tij në kryeqytetin e Ukrainës.

View image on Twitter

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme