Google ADS

“Më jep lekët!”, si e kërcënon 17-vjeçari me thikë farmacisten në Tiranë

19:21 | 31 Maj 2018
Arbresh.info

 

Janë publikuar pamjet që tregojnë momentin e grabitjes së një farmacie brenda një qendre tregtare në kryeqytet.

Në videon e publikuar nga “Ballkanweb” shfaqet 17-vjeçari Romario Noku, teksa hyn në farmaci dhe kërcënon me thikë punonjësen.

Po ashtu shihet se si kjo e fundit i bindet kërcënimeve të tij dhe i jep shumën ditore, madje edhe lekët që ka në portofolin e saj.

Njoftimi i policisë
Nën kërcënimin e një thike i vjedh xhiron ditore punonjëses së një farmacie. Kapet dhe arrestohet në kohë rekord nga shërbimet e policisë. Më datë 31.05.2018 Shërbimet e Policisë të Komisariatit nr. 2 arrestuan shtetasin:

– R. N. 17 vjeç, banues në Tiranë
Brenda një qendre tregtare, shtetasi R.N i ka vjedhur nën kërcënimin e një thike xhiron ditore të farmacisë, shtetases A. R., rreth 27 vjeçe (me detyrë punonjëse farmacie). Menjëherë pasi ky shtetas është larguar nga vendi i ngjarjes me sasinë e vjedhur të lekëve është njoftuar policia dhe falë reagimit të shpejt dhe në kohë rekord të shërbimeve të policisë është bërë kapja e këtij shtetasi rreth 50 metra larg vendit të ngjarjes. Materialet do t’i referohen Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Tiranë në ngarkim të shtetasit R. N., për veprën penale “Vjedhje me dhunë”, parashikuar nga neni 139 i Kodit Penal.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme