Zyrtare: Kryeziu lojtar i Zurichut

19:01 | 31 Maj 2018
Arbresh Info

Mesfushori nga Kosova, Hekuran Kryeziu është bërë me skuadër të re.

Anëtari i Përfaqësueses së Kosovës ka ndërruar skuadër por jo edhe kampionat.

Pasi u largua nga Luzerni si futbollist i lirë, Kryeziu karrierën do ta vazhdoj tek gjiganti zviceran Zurich.

Fituesit e Kupës së Zvicrës, kanë fituar garën për të nënshkruar me Kryeziun me skuadrat e tjera zvicerane dhe evropiane.

Kryeziu ka nënshkruar kontratë me Zurichun deri në qershor të vitit 2021.

25-vjeçari ka qenë pjesë e Luzernit që nga viti 2004 duke kaluar nëpër të gjitha kategoritë.

Ai edicionin e kaluar në shumë ndeshje ka udhëhequr Luzernin edhe si kapiten i ekipit.

Me transferimin e Kryeziut, Zurichu bënë me shenj se vitin e ardhshëm pritet të jetë konkurrent për titullin e kampionit në Zvicër.

Skuadra bardh e kaltër në edicionin e ri do të luaj në Grupet e Ligës së Evropës.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme