Ndarja që ndodhi në Lëvizjen Vetëvendosje me ç’rast një grup i figurave kaloi në Partinë Socialdemokrate, tashmë ka dhënë edhe efektet e parë në qeverisjen komunale në Prishtinë.
Përpos deputetëve dhe kryetarët e 2 komunave kaluan në PSD, duke përfshirë edhe Shpend Ahmetin që u zgjodh kryetar i kësaj partie, si dhe Qëndron Kastratin, kryetarin e Kamenicës.
Ndarja u reflektua edhe te asamblistët në kuvend komunal, edhe atë të Prishtinës, ku më shumë se gjysma kaloi në radhët e PSD’së.
Por, të enjten Kuvendi Komunal me iniciativën dhe votat e grupit të asamblistëve të Lëvizjes Vetëvendosje, njëri prej njerëzve të Shpend Ahmetit në Bordet Aksionare të ndërmarrjeve komunale është shkarkuar, shkruan GazetaMetro.net
Pas një debati të gjatë me votat e asamblistëve të LDK’së, PDK’së dhe të VV’së, Qëndrim Sahitin nga Bordi i Aksionarëve në Ndërmarrjen Publike Banesore.
Qëndrimi është vëllai i Qëndron Kastratit, bashkëpartiakut të Shpend Ahmetit që poashtu kaloi në PSD.
Vendimi erdhi pas një debati të gjatë, ndërsa asamblistët e PSD-së dhe të partive të tjera në pozitë u larguan nga salla.
Ishin 25 vota pro dhe një kundër shkarkimit të Sahitit, ndër të cilat edhe ato të VV’së. Votimi është bërë pas 45 minutash pritjeje të asamblistes Elmira Nikçi-Rexha.
Drejtorët e Komunës së Prishtinës nga radhët e VV’së vahzdojnë të mbajnë pozitat e tyre, ndërsa Ahmeti tashmë duket se nuk i ka të sigurta votat në Kuvendin Komunal.
NATO dhe Ukraina takohen lidhur me raketën e re ruse
Përgjigjja e shkencëtarëve: Si ndikon menjëherë në shëndet k...
Lela nuk ndjehet mirë pas Prime, çka i ndodhi?
Belgjika vazhdon të mbetet pa qeveri që nga qershori
Gjermania përpilon listën e bunkerëve që mund të ofrojnë str...
Moti në Shqipëri, temperaturat arrijnë deri në -2 gradë