Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, gjatë qëndrimit të tij në Vjenë ka takuar tenorin dhe dirigjentin më të njohur në botë nga Spanja, Plácido Domingo.
Në profilin e tij në Facebook, Thaçi ka shkruar se ka ftuar tenorin spanjoll që të vizitojë Kosovën në një të ardhme të afërt.
“Përveç bisedës së këndshme, tenorin e njohur Domingo, e ftova që ta vizitojë Kosovën, ftesë të cilën e pranoi me shumë kënaqësi”, ka shkruar Thaçi.
Ky është postimi i plotë i Thaçit në Facebook:
Në Vjenë takova tenorin dhe dirigjentin me famë botërore nga Spanja, Plácido Domingo. Përveç bisedës së këndshme, tenorin e njohur Domingo, e ftova që ta vizitojë Kosovën, ftesë të cilën e pranoi me shumë kënaqësi. HTH
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...