Vetëm në katërt muajt e parë të këtij viti e kanë lëshuar 110 mjek, tregojnë të dhënat zyrtare nga Oda ekonomike e mjekëve të Republikës së Maqedonisë.
Këto janë mjekët të cilët kanë kërkuar në Odën ekonomike vërtetim të statusit të tyre. Në shtat vitet e fundit, duke përfshirë edhe tre muajt e para të këtij viti, nga shteti janë larguar 1207 mjekë, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Numri i mjekëve të cilët ikin për të punuar jashtë, ka filluar në mënyrë drastike që nga viti 2011 dhe ende po rritet. Mjekët, veçanërisht të rinjtë ende kur janë në fakultet bëjnë kurse të gjuhës gjermane dhe sigurisht shkojnë të punojnë nëpër vendet e BE, si Gjermania, Austria, vendet Skandinave si dhe në të gjithë botën.
Për tu ndaluar ikja masive e mjekëve, Oda ekonomike e mjekëve nga Ministria për Shëndetësi të specialistëve ka kërkuar që pas mbarimit të shkollës menjëherë tu ofrohet punë në vendin ku jetojnë.
Në shumicën e rasteve shkak për ikjen e mjekëve jashtë vendit pagat e ulta dhe kushtet e këqija në shëndetësinë publike. Mendohet se numri më i madh i mjekëve të ikur jashtë vendit është më i madh se ç’mendohet sepse ato që studiojnë jashtë vendit për shembull në Bullgari nuk kanë nevojë të kërkojnë vërtetim nga Oda ekonomike e mjekëve sepse rruga drejtë BE-së është e hapur./telegrafi
Drejtësia tranzicionale dhe adresimi i krimeve të luftës, Ha...
Lansohet pilotimi i Programit të Kuponëve, Nagavci: Një risi...
Nisin pushimet për punonjësit e shtetit, ky është kalendari ...
PSG dhe West Ham në negociata për transferimin e Soler në Pa...
Kurti: Përfshirja e fëmijëve në edukim, mundësi për punësim ...
Sekuestrohen 12 armë zjarri në rajonin e Prishtinës