SHBA godet BE-në, Meksikën dhe Kanadën me tarifa për çelik e alumin
Shtetet e Bashkuara kanë thënë se po ecën përpara me tarifat mbi importet e aluminit dhe çelikut nga Kanadaja, Meksika dhe Bashkimi Europian, duke i dhënë fund një përjashtimi dy mujor dhe potencialisht duke vënë në skenë një luftë tregtare me disa nga aleatë më të mëdhenj të vendit, transmeton arbresh.info.
Sekretari i Tregtisë Wilbur Ross u tha gazetarëve në një konferencë telefonike të enjten se një tarifë 25 për qind mbi importet e çelikut dhe një tarifë 10 për qind mbi importet e aluminit nga BE, Kanadaja dhe Meksika do të hyjë në fuqi në mesnatë këtë të premten.
“Ne shpresojmë që bisedimet e vazhdueshme, si me Kanadanë dhe Meksikë në njërën anë, dhe me Komisionin Evropian nga ana tjetër, sepse ka çështje të tjera që ne gjithashtu duhet të zgjidhim”, tha ai.
Ross u tha gazetarëve se bisedimet me Kanada dhe Meksikë mbi rishikimin e Marrëveshjes së Tregtisë së Lirë të Amerikës së Veriut (NAFTA) ishin “duke marrë më shumë se ç’kishte shpresuar”.
Bisedimet me Evropën kishin “bërë disa përparime”, por jo të mjaftueshme për përjashtime shtesë, shtoi ai./Arbresh.info/
Vidhet një pistoletë me 40 fishekë në Prizren
Policia jep detaje rreth protestës së kompanisë “Pastrimi” p...
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës
‘Kevin, të dua shumë’ – Ana i dërgon mesazh nga jashtë
Izraeli godet me raketa një ndërtesë në Bejrut, të paktën 4 ...
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë...