Sipas Drejtorisë së Shëndetit publik të Vlorës, tetë pika në plazhet e qytetit rezultojnë të ndotura.
Më i ndoturi është plazhi i shkollës së marinës. Problematik është edhe kanali i ujërave të zeza që derdhet në “Plazhin e Vjetër”.
Top Channel ishte të enjten në disa prej këtyre plazheve. Në shkollën e marinës në dukje gjithçka është normale, atje madje gjen edhe plazhistë.
Por ujërat e zeza që vijojnë të derdhen në det janë edhe shkaktaret pse në analiza ky plazh rezulton i ndotur.
E njëjta situatë në zonën e plazhit të vjetër ku prej vitesh derdhen në det ujërat e zeza.
Një tjetër pikë me ndotje të lartë është plazhi në afërsi të Pyllit të Sodës ku ndodhet dhe kanali i madh i qytetit të Vlorës.
Impianti i ujërave të zeza që duhet të ishte vënë në punë prej kohësh këtu do ta ndryshonte situatën.
Alternativë për pushuesit që zgjedhin Vlorën janë shumë plazhe të tjera të pastra në zonën e Radhimës, Ujit të ftohtë apo Pashalimanit./Top Channel
Jaha: Më 9 shkurt LDK-ja do të rikthehet si partia e parë në...
Katër vitamina dhe minerale të nevojshme për çdo shqiptar
“E di që do të na mungoj”, Arioni flet i përlotur pas largim...
Francë/ Teleferiku përplas stacionin e mbërritjes, 8 persona...
Gresa, Sara dhe Ana hamendësojnë për arsyen e daljes së Dian...
Kura kundër kolesterolit dhe dhimbjes së kyçeve, ja si ta pë...