Google ADS

FMN vlerëson bashkëpunimin me institucionet e Kosovës

16:41 | 31 Maj 2018
Arbresh.info

Ministri i Financave në Qeverinë e Kosovës, Bedri Hamza ka pritur sot në takim Misionin e Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) për Kosovën të udhëhequr nga Stephanie Eble.
Gjatë takimit, ministri Hamza e njoftoi misionin FMN-së, për progresin të cilin e ka arritur Kosova gjatë këtyre muajve në fushën e financave, për trendin e mirë të hyrave, nivelin e shpenzimeve buxhetore, si dhe për stabilitetin makro-fiskal në përgjithësi.

Udhëheqësja e Misionit të Fondit Monetar Ndërkombëtar për Kosovën, Stephanie Eble, falënderoi ministrin Hamza për paraqitjen e progresit dhe vlerësoi bashkëpunimin e shkëlqyeshëm të misionit të FMN-së me ministrinë e Financave.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme