31 maji është Dita Botërore kundër Duhanit. Organizata Botërore e Shëndetësisë paralajmëron se përdorimi i duhanit shkakton sëmundje dhe goditje kardio-vaskulare, si edhe mund të sjellë vdekjen e parakohshme të 3 milionë vetëve në vit.
Sëmundjet kardiovaskulare janë shkaku kryesor i vdekjeve, duke shkaktuar afro 18 milionë vetë në vit. Organizata Botërore Shëndetësore ia atribuon 3 milionë nga këto vdekje përdorimit të duhanit dhe ekspozimit ndaj duhanit.
Douglas Bettcher është drejtor i OBSH-së për parandalimin e sëmundjeve jo të transmetueshme. Ai thotë se shumica e njerëzve e dinë se duahni rrit rrezikun e kancerit dhe sëmundjeve të mushkërive; por studimet tregojnë se shumë prej tyre nuk e dine që përdorimi i duhanit nxit sëmundjet e zemrës dhe goditjet në zemër.
“Ka hendeqe të mëdha në njohuritë për rreziqet e sëmundjes së zemrës. Dhe në shumë vende, këto mangësi në njohuri janë shumë të thella. Përqindja e njerëzve që nuk e besojnë se duhani shkakton goditje kardio-vaskulare është për shembull në Kinë deri në 73 për qind. Për goditjet në zemër, 61 për qind e të rriturve në Kinë, nuk e dinë se duhani e rrit atë rrezik”.
Menaxheri i kontrollit të përdorimit të duhanit në OBSH, Vinayak Prasad, thotë se njohuria mund të shpëtojë jetë.
“Nëse ndalon duhanin, rreziku nga sëmundjet kardio-vaskulare eliminohet për 15 vjet. Pra 15 vjet pasi ke lënë duhanin, rreziku është i njëjti sikur të mos kishe prië kurrë duhan.”
OBSH njofton se përdorimi i duhanit ra nga 27 për qind në vitin 2000 në 20 për qind në vitin 2016. Megjithatë oragnizata shton se duhani shkakton vdekjen e mbi 7 milionë vetëve në vit. Agjencia e Kombeve të Bashkuara thotë se mbi 80 për qind e përdoruesve të duhanit, jetojnë në vendet në zhvillim dhe kjo shifër po rritet.
OBSH-ja vë në dukje se përdorimi i duhanit është në rënie në të gjitha rajonet përveçse në Lindjen e Mesme dhe Afrikë./VOA
Katari pezullon rolin ndërmjetësues për luftën në Gazë
Burimi planifikon që pas BBVK të punojë kamarier
PSG merr një fitore solide në udhëtim ndaj Angers
Las Vegasi mbulohet nga bora, qytetarët thonë se nuk kanë pa...
NATO i përgjigjet vendosjes së trupave të Koresë së Veriut n...
“T’ua humbim buxhetin djemve”, Gresa ia tregon planin Sarës