Zidane ndryshoi mendjen e tij pas dy muajve

16:12 | 31 Maj 2018
Arbresh Info

Pasditen e sotme (e enjte), Real Madridi u trondit nga njoftimi që Zinedine Zidane ka dhënë dorëheqje si trajner i klubit, por duket që vendimi i tij erdhi plotësisht si një befasi në krahasim me atë që francezi ka sugjeruar në të kaluarën.

Më 30 mars, ish trajneri i ‘Los Blancos’ ishte pyetur rreth të ardhmes së tij në Santiago Bernabeu, por theksoi se nuk do të shkoj askund, transmeton portali arbresh.info.

“Do doja të vazhdoja si trajner i Real Madridit”, kishte thënë francezi në një konferencë para ndeshjes kundër Las Palmas.

“Më pëlqen futbolli dhe e dua punën që jam duke bërë”

“E njoh shumë mirë klubin se ku jam, por ju e dini se si futbolli mund të jetë, nëse do të ishte plotësisht e varuar nga unë atëherë unë do të jem në Real Madrid dhe do të jem këtu për aq gjatë sa është e mundur”

Këto fjalë tani nuk kanë aspak kuptim derisa Florentino Perez është duke u përpjekur për të gjetur zëvendësuesin e tij./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme