Kuvendi i Kosovës ka miratuar rezolutën për heqjen e tarifave të roamingut në mes Kosovës dhe Shqipërisë. Heqja e këtyre tarifave do t’i kursej xhepat e qytetarëve, por pa efekte nuk do të jetë edhe për operatorët e telefonisë mobile.
Sipas rezolutës Qeveria e Kosovës në kuadër të integrimit ekonomik me Qeverinë e Shqipërisë duhet ta bëjë heqjen e tarifës së roamingut në telefoninë mobile ndërmjet qytetarëve të dyja vendeve.
Kryetari i Bordit të Autoritetit Rregullator për Komunikime Elektronike dhe Postare (ARKEP), Kreshnik Gashi, ka thënë për Telegrafin se ARKEP është i gatshëm ta jep kontributin e vet profesional me të gjitha kapacitetet në dispozicion në zbatim sa më të shpejt të saj.
“ARKEP është i gatshëm ta jep kontributin e vet profesional me të gjitha kapacitetet në dispozicion në zbatim sa më të shpejt të saj. Heqja e roamingut është i mirëpritur nga ARKEP-i për shkak se krijon kushte më të mira për qytetarët dhe një hap i tillë në të ardhmen do të merret edhe me vendet e tjera të rajonit”, tha Gashi.
Ai ka treguar se ekziston një vullnet i të gjitha vendeve të rajonit për largimin e roamingut.
“Në të gjashtat vendet aspirante për në BE, që ta reduktojnë roamingun me qëllimit të tërheqjes së plotë të tyre, ku një gjë e tillë ta ndodhur në vendet e BE-së”, tha ai.
Por heqja e roamingut sipas Gashit mund të ketë efekt për operatorët e telefonisë mobile.
“Do të ketë efekt tek operatorët, por me kalimin e kohës do të largohen për shkak se shtohet numri i përdoruesve të roamingut nga vendet respektive”, tregon Gashi.
Eksperti i telekomunikacionit, Agron Dida, ka thënë se qytetari do të përfiton nga kjo heqje e roamingut.
“Qytetarët deri më tani kanë paguar tarifa të larta të cilat nuk kanë qenë fer prej çmimeve që janë ofruar, prandaj nëse zbatohet kjo rezolutë do të bëhet një punë shumë e mirë për qytetarin. Kur flasim për çështjen e komunikimit, përfitimi i parë është ai i qytetarit, ndërsa të gjithë të tjerët janë në shërbim të tij”, tha për Telegrafin, Dida.
Ai tha se Kuvendi ka vepruar mirë në interes të komunikimit.
“Kuvendi ka vepruar mirë dhe e ka kryer punën e vet si duhet, duke e kaluar një rezolutë që është në interes të komunikimit dhe përparimit shoqëror”, tha Dida.
Në mars të këtij viti, komisionerja evropiane për Ekonominë Dixhitale, Mariya Gabriel, ka prezantuar një plan të gjerë për të ulur tarifat e shërbimit roaming në vendet e Ballkanit Perëndimor.
Në Bashkimin Evropian, në qershorin e vitit të kaluar, tarifat roaming u eliminuan, por u deshën plot 10 vite negociata.
Ndryshe, Grupi Parlamentar i PSD-së ishte propozuese e kësaj rezolute.
Çiftet e rrethit të parë të Kupës së Kosovës, lehtë për favo...
Trafiku Urban thotë se janë eliminuar paqartësitë rreth proc...
Kurti vendos edhe gurthemelin e fundit në Podujevë, kësaj ra...
Kumbaro nderon kontributin e gjithë krahinës së Gjirokastrës...
Aprovohet struktura e tarifave të energjisë termike për sezo...
Policia kërkon ndihmë në gjetjen e një gruaje të dyshuar për...